Aktualitet

Agjencia greke del ‘blof’, vendimi për pronat e minoriteit s’është fshirë nga Fletorja Zyrtare

31 Mars 2019, 13:58 Nga DOSJA

TIRANË- Një ditë më parë agjencia greke e lajmeve ANA-MPA, publikoi lajmin se qeveria shqiptare ka fshirë nga ‘Fletorja Zyrtare’ vendimin për konfiskimin e pronave në bregdet, që u takojnë mes të tjerëve edhe minoritarëve grekë.

Ky vendin sipas agjencisë greke vinte pas paralajmërimit të Kryeministrit Aleksis Tspiras, i cili paralajmëroi Shqipërinë se një gjë e tillë nuk e ndihmonte vendin në prespektivën europiane të saj. (Lexo këtu)

“Mesazhi i djeshëm i kryeministrit Tsipras ishte veçanërisht i qartë dhe nuk linte asnjë hapësirë keqinterpretimi nga ana e udhëheqjes shqiptare në lidhje me kushtin e respektimit absolut të të drejtave dhe pronës pakicave”, shkruan ANA-MPA.

Ajo shprehet se “mesazhi i djeshëm i kryeministrit Tsipras ishte veçanërisht i qartë dhe nuk linte asnjë hapësirë keqinterpretimi nga ana e udhëheqjes shqiptare në lidhje me kushtin e respektimit absolut të të drejtave dhe pronës pakicave”.

Por ky lajm rezulton të jetë i pasaktë, pasi Dosja.al mëson se vendimi nuk është fshirë as nga faqja Kryeministria.al, as nga “Fletorja Zyrtare“, siç pretendon agjencia.

Vendimi në fjalë është marrë nga qeveria shqiptare më 21 nëntor 2018, ndërsa është publikuar në fletoren zyrtare, ku edhe vijon të jetë, më 4 dhjetor 2018.

Ndërkohë që vendimi që është hequr nga Fletorja Zyrtare, është vendimi 172 si mëposhtë: 

Në nëntor të një viti më parë Këshilli i Ministrave vendosi pezullimin e përkohshëm të vijimit të procedurave të kalimit në pronësi të përfituesve të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore, në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit. (Lexo këtu)

Pika 2 e vendimit thekson se harta bashkëlidhur këtij vendimi përfshin pasuritë e paluajtshme, të evidentuara në zonat kadastrale, të miratuara me vendimet e Këshillit të Ministrave, nr. 707, datë 21.11.2018, “Për kalimin në përgjegjësi administrimi të ministrisë përgjegjëse për turizmin të disa pronave të paluajtshme shtetërore, në vijën bregdetare Shkodër–Fier” dhe nr. 708, datë 21.11.2018, “Për regjistrimin dhe kalimin në përgjegjësi administrimi të ministrisë përgjegjëse për turizmin të disa pronave të paluajtshme shtetërore, në vijën bregdetare Vlorë-Sarandë.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet agjencia greke e lajmeve aleksis tspiras edi rama pronat ne bregdet agjencia greke e lajmeve aleksis tspiras edi rama pronat ne bregdet

Sondazh

Poll