Aktualitet

Shpërthimi me tritol në Vlorë/ Policia: I biri vendosi eksploziv të atit (Detaje)

31 Mars 2019, 12:41 Nga DOSJA
Shpërthimi me tritol në Vlorë/ Policia: I biri vendosi eksploziv

VLORË- Policia e Vlorës ka mundur të zbardhë ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në këtë qytet, ku shpërtheu një sasi lënde eksplozive në oborrin e një banese. Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim autorin, i biri i pronarit të banesës ku ndodhi shpërthimi, ndërsa thotë se ngjarja ka si motiv konfliktin e pronësisë.

“Në lidhje me ngjarjen e ndodhur rreth orës 00:40 të datës 30 mars 2019, ku në oborrin e banesës së shtetasit F. O., ka shpërthyer një sasi eksplozivi duke shkaktuar vetëm dëmtime të vogla materiale, pas hetimeve intensive të Policisë së Vlorës është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes, motivit të saj, si dhe identifikimi e shpallja në kërkim e autorit të dyshuar.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kyera ka rezultuar se autor i dyshuar i ngjarjes të jetë i biri i shtetasit F. O., (shtetasi E. O.,). Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive pronësie dhe konflikteve të vazhdueshme midis tyre. Materialet në lidhje me këtë ngjarje i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet shperthim me tritol ne vlore shperthim me tritol ne vlore

Sondazh

Poll