Aktualitet

‘Blindohet’ Elbasani, forcat RENEA dhe ‘Shqiponja’ kontrolle të imtësishme

31 Mars 2019, 18:43 Nga DOSJA
‘Blindohet’ Elbasani, forcat RENEA dhe ‘Shqiponja’

ELBASAN- Forca të shumëta policie të repartit “SHQIPONJA” dhe “RENEA”, kanë zbarkuar në Elbasan, ku po ushtrojnë kontrolle të shumëta nëpër banesa e biznese, por edhe duke ngritur postblloqe.

Burime bëjnë me dije se këto lëvizje vijnë pas situatës së krijuar në Elbasan nga ngjarjet e rënda, e për këtë arsye në të gjitha kryqëzimet dhe akset rrugore janë ngritur pikakontrolli policor.

Forcat SHQIPONJA dhe ato RENEA, po ushtrojnë kontrolle të imtësishme në çdo makinë të dyshuar, apo persona me precedentë penalë.

Pavarësisht këtyre kontrolleve, të njëjtat burime bëjnë me dije, se policia ende nuk ka shpërndarë donjë informacion zyrtar, ndërsa thuhet se e gjithë kjo vjen për të siguruar rendin dhe qetësinë si dhe për të bërë të mundur parandalimin e aktiviteteve të ndryshme kriminale.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan forcat renea në elbasan kontrolle të shumëta elbasan forcat renea në elbasan kontrolle të shumëta

Sondazh

Poll