Aktualitet

Ekzekutimi i vëllezërve në Shkodër, gjyshi i Asmer Bilalit thirrje shtetit: Lirojeni dy ditë

31 Mars 2019, 12:35 Nga DOSJA
Ekzekutimi i vëllezërve në Shkodër, gjyshi i Asmer Bilalit

Shkodër-  Një ditë më parë u ekzekutuan në derën e shtëpisë së tyre, dy vëllezërit Astrit dhe Brahim Bilali. Për mediat ka folur vjehrri i Astrit Bilalit, Fahri Vejuka,  njëri prej viktimave që është edhe gjyshi i Asmer Bilalit. Ai bën thirrje që të lirohet nga burgu vetëm për dy ditë Asmer Bilali, që të jetë pranë familjarëve.

Shpresojmë që shteti të gjejë autorët e vrasjes sepse është një ngjarje shumë e rëndë që ka ndodhur. Pothuajse është shuar një familje pas kësaj ngjarje dhe institucionet do të bëjnë detyrën e tyre për çfarë ka ndodhur. Asmer Bilali është djali i Astrit Bilalit dhe Asmeri është në burg prej disa muajsh. Ai do të jetë vetëm në varrim por ne kërkojmë që të lihet të paktën dy ditë tek banesa e tij për të pritur njerëzit sepse nuk ka askënd. Vëllai i tij 23 vjeç është shumë i sëmurë dhe nuk është askush tjetër.

Shpresojmë që institucionet të vendosin dorën në zemër dhe të na mirëkuptojnë në kërkesën tonë. I falenderojmë që e kanë lejuar të jetë në varrim por kërkojmë të qëndrojë pak më gjatë, te paktën dy ditë dhe normalisht me prezencën e policisë. Për të tjerat shteti të bëjë detyrën dhe nëse ka bërë dicka mund të dënohet por sot i kërkojmë ta lejojnë të paktën dy ditë që të qëndrojë sepse do dalin dy kufoma nga shtëpia jonë

Detaje nga vrasja:

Burime për Dosja.al pranë grupit hetimor në Policinë e Shkodrës bëjnë me dije se në momentin e vrasjes njëri nga vëllezërit Bilali ka qenë i armatosur. Në momentin kur autorët e vrasjes kanë qëlluar në drejtim të viktimave, 59-vjecari Astrit Bilali i është kundërpërgjigjur atyre duke i qëlluar me pistoletë. Nga grupit hetimor është arrritur në këtë konkluzion pasi përveç dëshmive, kjo është vërtetuar dhe nga gjetja e gëzhojave në vendin e ngjarjes.Ndërkohë nga policia është  gjetur edhe arma tip pistoletë, pranë trupit të viktimes, Astrit Bilalit.

J.V/Dosja.al

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet asmer bilali astrit bilali brahim bilali fahri vejuka thirje shtetit vrasja e dy vëllezërve në shkoder asmer bilali astrit bilali brahim bilali fahri vejuka thirje shtetit vrasja e dy vëllezërve në shkoder

Sondazh

Poll