Aktualitet

Me pranga në duar dhe i rrethuar nga të afërmit, Asmer Bilali mbërrin në ceremoninë mortore (Foto+Video)

31 Mars 2019, 14:20 Nga DOSJA
Me pranga në duar dhe i rrethuar nga të afërmit, Asmer Bilali

SHKODËR– Nis ceremonia e varrimit të dy vëllezëve Astrit dhe Brahim Bilali, të cilët u ekzekutuan ditën e djeshme para derës së shtëpisë së tyre në Shkodër.

Pas lutjeve të gjyshit të Asmer Bilalit, policia ka lejuar që ai të marrë pjesë në varrimin e të atit dhe xhaxhit të tij. Dosja.al ka siguruar edhe foto dhe video, ku shfaqet makina e policisë që shoqëron Asmer Bilalin, i cili prej disa muajsh ndodhet në burg, i akuzuar si pjesë e grupit kriminal “Bajri”.

Ndërsa në një video të publikuar nga “Faxweb.al” Asmer Bilali, shfaqet me pranga në duar, i rrethuar nga të afërmit, gjatë ceremonisë mortore. 

Ish-kampioni i boksit Asmer Bilali, humbi dje babanë dhe xhaxhin e tij të cilët u vranë para derës së shtëpisë nga persona të pa identifikuar.

Kujtojmë që ish-boksieri Astmer Bilali, u arrestua vitin e kaluar si pjesë e grupit “Bajri” në Shkodër, ndërkohë që grupi kundërshtar i tyre janë Licajt. Dyshohet se lufta mes këtyre bandave të këtë sjellë viktimat e radhës.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet asmer bilali astrit bilali brahim bilali vrasja e dy vëllezërve në shkoder asmer bilali astrit bilali brahim bilali vrasja e dy vëllezërve në shkoder

Sondazh

Poll