Sport

U ‘dëbua’ nga Shqipëria, klubi i Seria A shfaq interes për Panuccin

31 Mars 2019, 17:51 Nga DOSJA
U ‘dëbua’ nga Shqipëria, klubi i Seria A shfaq interes

Christian Panucci mund të rikthehet përsëri si trajner në krye të një ekipi futbolli.

Vetëm pak ditë pas shkarkimit nga stoli i kombëtares shqiptare, ish-mbrojtësi i Romës dhe Realit të Madridit mund të ulet sërish në pankinë.

Sipas mediave italiane, interes për Panuccin kanë shfaqur në Seria B dhe më konkretisht skuadra e Salernitana.

Rezultatet negative të skuadrës “Granata” mund të shtyjnë drejtuesit të shkarkojnë Angelo Greguccin dhe të nisin bisedimet me Panuccin.

Megjithatë, për të arritur te 45 vjeçari, skuadra nga Salerno duhet të mposht edhe interesin e Perugia.

Ndërkohë, për Panuccin ka shfaqur interes edhe skuadra e Seria A, Chievo.

Duhet pritur përgjigjja përfundimtare e Panuccit, që duket se pas eksperiencës te kombëtarja kuqezi ka fituar pikë në botën e trajnimit.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport chievo christian panucci salernitana seria a chievo christian panucci salernitana seria a

Sondazh

Poll