Sport

Loriana Kuka siguron medaljen e artë për Kosovën, mund kubanezen në finale

31 Mars 2019, 16:48 Nga DOSJA
Loriana Kuka siguron medaljen e artë për Kosovën, mund kubanezen

Loriana Kuka e ka fituar medaljen e artë në turneun e xhudos, Grand Prix, në Gjeorgji, duke i siguruar Kosovës medaljen e dytë nga ky turne.

 Kuka e mposhti kundërshtaren kubaneze Kaliema Antomarchi me ippon në finalen e kategorisë deri 78 kilogramë.

Kjo është medalja e dytë për Kosovën nga Tbilisi Grand Prix, pasi Nora Gjakova e fitoi të artën në kategorinë deri 57 kilogramë të premten.

21-vjeçarja rundin e parë e kaloi pa luftë, ndërsa e mundi xhudisten iraniane Rani Rani në rundin e dytë.
Në çerekfinale, Kuka e mposhti Ilona Lucassen nga Holanda, duke e siguruar gjysmëfinalen ndaj francezes Estelle Postive të dielën në mëngjes.

Xhudistja kosovare e mundi edhe francezen Postive në gjysmëfinale të turneut dhe më pas edhe Antomarchin e Kubës, duke u stolisur me medalje të artë.

B.N.dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport grand prix kaliema antomarch loriana kuka medalje e arte grand prix kaliema antomarch loriana kuka medalje e arte

Sondazh

Poll