Sport

Olsi Rama i kthen përgjigje Safet Gjicit: Mjaft me viktimizime

31 Mars 2019, 13:56 Nga DOSJA
Olsi Rama i kthen përgjigje Safet Gjicit: Mjaft me viktimizime

Drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama, nuk ishte i pranishëm në stadium gjatë ndeshjes me Kukësin.

Prapsepra ai ia ktheu një përgjigje të gjatë presidentit të Kukësit, Safet Gjicit, i cili një ditë më parë, hodhi një lumë akuzash ndaj Partizanit.

Drejtori Rama ia ka numëruar të gjitha presidentit të Kukësit, ku në fund i kujton se duhet të fitojë më i miri dhe pa viktimizime apo cenime të garës. Olsi Rama krenohet me tifozët e kuq, por thotë se i kërkon falje personalisht mikut të tij Gjici për ofendimet karshi në stadiumin “Loro Boriçi

I kujtoj publikut se në studio, jo në klubin e Partizanit, por në studio u diskutua dhe për një penallti në favorin tonë për ndërhyrjen e Frashërit ndaj Çinarit në pjesën e parë të lojës. Përsëri ne nuk u ankuam, pavarësisht se ndeshja ishte dhe e jona për t’u fituar. Nuk u ankuam, jo se nuk e kemi atë të drejtë, por sepse dëshirojmë të respektojmë garën dhe gjithë aktorët e saj. Nuk u ankuam, sepse Partizani është një realitet i bukur, i cili synon më shumë se sa titulli kampion. Unë jam dhe kam qenë gjithnjë për “fair play” dhe korrektësi. Le të fitojë më i miri, por pa viktimizime joreale dhe pa cenime të garës. Partizani ka qenë, është dhe do jetë shëmbëlltyra e meritokracisë dhe imazhit pozitiv.

Burimi: Panorama Sport

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport drejtori i përgjithshëm i partizanit kukesi partizani olsi rama safet gjici drejtori i përgjithshëm i partizanit kukesi partizani olsi rama safet gjici

Sondazh

Poll