Sport

Refuzoi rinovimin me United në janar, Pogba ‘flirton’ me Zinedine Zidane

31 Mars 2019, 14:29 Nga DOSJA
Refuzoi rinovimin me United në janar, Pogba ‘flirton’ me

Real Madridi nuk e plotësoi dot dëshirën e vet në verën e vitit 2016, pasi nuk arritën të përfundonin një lëvizje për Paul Pogba, i cili përfundoi duke iu bashkuar Manchester United për 114 milionë euro.

Koha ka kaluar, por ajo që nuk ka ndryshuar është interesi për francezin nga ‘Los Blancos’. Kjo u bë e qartë në konferencën për shtyp të Zinedine Zidane të shtunën ku njofoti se ka zhvilluar biseda me Pogba  në të cilat francezi ka shprehur gatishmërinë e tij për të qenë në Santiago Bernabeu sezonin e ardhshëm.

Gatishmëria e Zidane për ta sjellë atë, vjen se mesfushori dëshiron një ndryshim, duke lënë prapa Premier Ligën dhe duke filluar një sfidë të re në Real Madrid.

Përveç kësaj, Mino Raiola, agjenti i tij, e ka njoftuar Real Madridin se gjithçka është e mundur dhe nuk do të jetë aq e vështirë për të nënshkruar Pogba siç do të ishte për të sjellë një Kylian Mbappe për shembull.

Ka një optimizëm në Real Madrid për një marrëveshje, por është e moderuar sepse e dinë se marrëveshja nuk do të jetë e thjeshtë ose e lirë.

Roliola ka planifikuar të udhëtojë për në Manchester së shpejti për të diskutuar qëndrimin e klubit anglez.

Hierarkia e United u përpoq të hapte bisedime mbi një marrëveshje të re për Pogba, e cila u refuzua nga kampi i francezit.

B.N/dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport manchester united paul pogba real madrid zinedine zidane manchester united paul pogba real madrid zinedine zidane

Sondazh

Poll