Sport

Vdekja e Ali Memës, i biri i përlotur dhe tifozët mbushin me lule stadiumin e Dinamos: Ti jeton akoma

30 Mars 2019, 17:07 Nga DOSJA
Vdekja e Ali Memës, i biri i përlotur dhe tifozët mbushin me lule

TIRANË– Tifozët e ekipit të Tiranës kanë mbushur ditën e sotme mesin e tribunës me buqeta me lule. Të përlotur, ata kanë zbritur në mes të tribunës ku ndodhet edhe fotoja e të ndjerit Ali Mema dhe kanë vendosur lulet aty, për ta nderuar figurën e legjendës së klubit kryeqytetas.

Bashkë me lulet, tifozët “Fanatics”, vendosën edhe një banderolë ku shkruhej: Kur ti jeton akoma në zemrën e familjes, kujtimin e tifozëve dhe shpirtin e kryeqytetit, vdekja nuk është fundi!

Ajo që vihet re është edhe përlotja e Ardi Memës, djali i të ndjerit Ali, i cili është edhe trajneri aktual i bardhebluve. Sot Ardi është në tribunën e stadiumit pasi është dënuar nga disiplina.

Mbrëmjen e sotme, Tirana do të përballet me Laçin në ndeshjen e javës së 26 të Superligës.

Ish-futbollisti legjendar i ekipit bardheblu, Ali Mema, u nda nga jeta më 26 mars të këtij viti, në moshën 76-vjeçare. Ikona e 17-Nëntorit të asokohe (Tirana e sotme) nuk ka mundur t’i mbijetojë një sëmundjeje të rëndë, që e mundonte prej kohësh.(Lexo këtu)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport ali mema ardi mema banderola per memen dedikim ne stadiumin dinamo lule per memen stadiumi dinamo tirana laci ali mema ardi mema banderola per memen dedikim ne stadiumin dinamo lule per memen stadiumi dinamo tirana laci

Sondazh

Poll