Sport

Tjetër medalje për Kosovën, xhudistja Loriana Kuka finaliste në turneun ‘Grand Prix’

31 Mars 2019, 12:31 Nga DOSJA
Tjetër medalje për Kosovën, xhudistja Loriana Kuka finaliste

Loriana Kuka ia ka siguruar Kosovës një tjetër medalje nga turneu i xhudos, Grand Prix, në Tbilisi, pasi e mposhti xhudisten franceze Estelle Posvite për të siguruar një vend në finale.

Kuka e ka të sigurt medaljen e argjendtë, por do të luftojë për medalje të artë në finale. Nora Gjakova e fitoi medaljen e artë në kategorinë 57 kilogramë në këtë turne të premten. 

Kuka, e cila është duke garuar në kategorinë 78 kilogramë, rundin e parë e kaloi pa shumë vështirësi.

Ndërsa për një vend në çerekfinale, ajo e mundi xhudisten iraniane Rani Rani në betejën e parë në rundin e dytë.

Në çerekfinale, e mposhti Ilona Lucassen e Holandës, kurse në gjysmëfinale e fitoi luftën kundër francezes, Estelle Posvite.

Në finale, Kuka përballë do ta ketë kubanezen Kaliema Antomarchi.

Marrë nga: GazetaExpres

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport estelle posvite grand prix loriana kuka medaje e argjendtë estelle posvite grand prix loriana kuka medaje e argjendtë

Sondazh

Poll