Politike

2 Qershor 2020, 20:12 Nga DOSJA

TIRANË– Deputetja dhe bashkëkryetarja e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, Rudina Hajdari ka dhënë detaje lidhur me takimin e zhvilluar ditën e sotme me diplomatët.

E ftuar në emisionin “Opinion”, Hajdari u shpreh se e vetmja pikë ku ka mbetur bisedimi është ajo e depolitizimit të administratës.

Administratën e kemi si çështjen më kyçe, PD do depolitizimin e pjesshëm. Teknologjia u zgjidh. Unë insistova deri në fund për sistemin. Doja të më thonin se ku qëndronin për ndryshimin e sistemit. Sistemi zgjedhor është akoma në tavolinë. Palët e kanë në dorë, PD dhe PS po i rezistojnë shumë. Unë kam qënë e hapur me publikun. Unë jam aty për ndryshim sistemi. Ato nuk e ka dhënë në mënyrë të hapur, në tryezë mundohen që të shmangin çështjen e sistemit. Ka rënë qeveria kujdestare. Do të ketë identifikim biometrik në të gjithë vendin. Ndërkombëtarët janë shtytës, investohen për të lëvizur palët,”-tha në fjalën e saj, Hajdari.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike reforma zgjedhore rudina hajdari reforma zgjedhore rudina hajdari

Sondazh

Poll