Sport

Mick Schumacer në gjurmët e të atit, debuton me Ferrarin në “Formula 1”

30 Mars 2019, 15:26 Nga DOSJA
Mick Schumacer në gjurmët e të atit, debuton me Ferrarin në

Djali i 5 herë kampionit të botës në Formula 1, Michael Schumacher, Mick do të testohet këtë javë për të hyrë në katergorinë e parë.

20-vjeçari prej kohësh garon në “Formula 2”, aty ku edhe ka shprehur më se miri se është një pasardhës potencial i të atit tek “kokëkuqet” e Ferrarit.

“Jam më shumë se i emocionuar dhe do të doja të falënderoja Ferrarin dhe Alfa Romeon për dhënien e kësaj mundësi”, tha Mick.

Ndërsa një tjetër mbështetje shumë e madhe për Schumacherin e vogël është edhe piloti tjetër gjerman i Ferrarit, Sebastian Vettel.

Natyrisht për mbiemrin që ka, ka edhe shpresa, por unë mendoj se për t’u testuar në Formula 1 duhet të jesh edhe i shpejtë. Deri më tani Mick ka bërë shumë mirë dhe e meriton këtë shans.”

Për fat të keq, i ati i tij nuk do të ketë mundësi që ta shohë të birin të garojë për shkak të gjendjes së keqe shëndetësore ku ndodhet pas një aksidenti me ski më 29 dhjetor të vitit 2013. Që atëherë ai ka qenë në koma, por kohët e fundit shëndeti i tij duket se është përmirësuar dhe këtë fakt e kanë konfirmuar edhe familjarët.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport formula 1 michael schumacher mick schumacher formula 1 michael schumacher mick schumacher

Sondazh

Poll