Sport

Tensionet në Kukësi-Partizani, klubi: Ulërimat dhe sharjet cënuan imazhin e Gjicit, të merren masa

30 Mars 2019, 13:43 Nga DOSJA
Tensionet në Kukësi-Partizani, klubi: Ulërimat dhe sharjet

KUKËS- Një ditë pas përplasjeve në ndeshjen Kukësi-Partizani, ka ardhur reagimi edhe nga klubi verior që kërkon që të merren masat për këtë sjellje, që ato e cilësojnë të ulët.

Në një reagim për mediat, Klubi i Kukësit thekson se tifozëria e Partizanit me fyerje dhe ofendime cënoi imazhin e presidentit të klubit, Safet Gjici, ndaj për këtë duhet të merren masa nga FSHF.

Njoftimi i plotë:

Futboll Klub Kukësi dënon ashpër gjestet anti-sportive të manifestuara gjatë ndeshjes së djeshme në stadiumin “Loro Boriçi”.
Tifozëria e Partizanit, ashtu sikurse kishte paralajmëruar në media dhe rrjetet sociale, u soll në mënyrë të pakulturuar e anti-sportive gjatë ndeshjes FK Kukësi – FK Partizani.
I gjithë publiku shqiptarë, në këtë ndeshje e cila ishte një nga më të rëndësishmet e Superligës, pa me sy dhe dëgjoi me veshë ulurimat dhe sharjet në grup të tifozërisë së Partizanit në drejtim të presidentit të FK Kukësit, zotit Safet Gjici.
Klubi i FK Kukësit, duke qenë ekip pritës në këtë përballje për Javën e 26-të të Kategorisë Superiore, pagoi 5 milionë lekë (të vjetra) për zhvillimin e kësaj ndeshjeje në stadiumin “Loro Boriçi” dhe, sikurse i takon çdo skuadre e cila organizon ndeshjen, vendosi çmimet e biletave të njëjta për të dyja tifozëritë.
Tifozët e Partizanit u lëshuan në kore duke ofenduar Presidentin e Kukësit si dhe duke hedhur monedha të modifikuara me foton e numrit një të klubit tone, duke cënuar kështu dhe imazhin e zotit Gjici.
Lojtari i cili shënoi golin e barazimit për skuadrën e Partizanit u soll në mënyrë të pakulturuar, duke hequr bluzën dhe duke i’u drejtuar në mënyrë fyese me gisht Presidentit të Klubit organizator.
Ndaj tifozëve, stafit dhe lojtarëve të Partizanit nuk pati asnjë fyerje nga ana e Klubit tonë apo tifozëve kuksianë, duke qenë konform rregullave dhe FAIR-PLAY –t.
Ndaj kërkojmë që ‘Komisioni i Disiplinës’ pranë FSHF-së të marrë masa për dënimin këtyre veprimeve të shëmtuara në stadiumet tona.
I bëjmë thirrje dhe opinionit publik që të distancohet e të ndëshkojë rastet e lartëpërmendura.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport komisioni i disiplines kukesi partizani safet gjici tifozet e partizanit komisioni i disiplines kukesi partizani safet gjici tifozet e partizanit

Sondazh

Poll