Sport

Sherr me Sinan Idrizin për rrogën, brazilani braktis Flamurtarin

30 Mars 2019, 10:23 Nga DOSJA
Sherr me Sinan Idrizin për rrogën, brazilani braktis Flamurtarin

VLORË- Kriza në klubin e Flamurtarit vijon të jetë prezente. Lojtarët ende nuk janë paguar edhe pse kishin marrë një premtim nga administratori, Sinan Idrizi. Që nga premtimi i Idrizit ka kaluar shumë kohë dhe lojtarët kuqezi ende nuk po shohin asgjë në llogaritë e tyre.

Një prej lojtarëve që nuk ka duruar më këtë situatë është brazilaini Elton Kale, i cili mësohet se ka braktisur stërvitjen.

Kale është përplasur verbalisht me Idrizin më herët gjatë ditës së djeshme pasi i ka kërkuar një afat përfundimtar Idrizit, por nuk ka arritur ta marrë këtë gje. 

Flamurtari këtë sezon nuk ka pasur rezultate të mira për shkak të kësaj krize, dhe tashmë ndodhet në një vend jo shumë të favorshëm në renditje.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport elton kale kriza tek flamurtari rrogat e papaguara sinan idrizi elton kale kriza tek flamurtari rrogat e papaguara sinan idrizi

Sondazh

Poll