Aktualitet

Përdhunimi i 15-vjeçares/ Anila Hoxha ironizon Besa Shahinin: Je zgjuar o yll? Po flokët ku i kreh mi?

2 Qershor 2020, 10:11 Nga DOSJA
Përdhunimi i 15-vjeçares/ Anila Hoxha ironizon Besa Shahinin: Je

Tiranë- Përdhunimi i 15-vjeçares në Kamëz ka sjellë edhe reagimin e gazetares Anila Hoxha. Në rrjetet sociale gazetarja ironizon ministren e Arsimit, Besa Shahini, pasi shprehet se në video-mesazhin që dha për nxënësit dje dukej si “yll”.

“Mirëmëngjes Ministre e Arsimit. Je zgjuar apo po fle o yll? Shkëlqeje dje, yll …yll..yll..yll të them. Ku i kreh floket mi?”, shprehet gazetarja në një postim në Facebook,

Ky reagim i gazetares ka ardhur, pasi një ditë më parë ministrja e Arsimit, Besa Shahini tha se janë nxënësit ata që duhet të denoncojnë dhunimet që ndodhin në shkolla. Shahini theksoi se donocimi i dhunës është hapi i parë ta luftuar këtë fenomen.

Ngacmimet seksuale në shkolla kanë tronditur kohët e fundit opinonin publik. Ngjarja e fundit e rëndë ka ndodhur në një shtëpi, në zonën e Babrrusë, ku një 64-vjeçar ka  abuzuar sekualisht mbi një 15-vjeçare. 65-vjeçari e ka filmuar gjithë skenën dhe me anë të pamjeve e kërcënonte vajzën që nëse nuk kryente sërish marrëdhënie me të, do t’i publikonte ato.  E gjendur nën presion, 15-vjeçarja është bindur. Ndërkohë videon u kishte shpërndarë tre të rinjve.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anila hoxha besa shahini shantazh me video intime anila hoxha besa shahini shantazh me video intime

Sondazh

Poll