Aktualitet

ISHSH mbyll kopshtin në Memaliaj, nuk plotësonte kushtet anti-COVID

2 Qershor 2020, 09:34 Nga DOSJA
ISHSH mbyll kopshtin në Memaliaj, nuk plotësonte kushtet anti-COVID

Memaliaj– Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor në Gjirokastër ka mbyllur një kopsht në Memaliaj. Mësohet se kopshti është mbyllur për shkak se nuk plotësohet kushtet anti-COVID. Ky është kopshti i parë që mbyllet në vend. Të gjithë fëmijët që shkojnë në kopshte ose çerdhe, para se të futen në këto institucione edukimi u matet temperatura dhe dezinfekojnë duart.

 

Një ditë më parë hynë në fuqi masat lehtësuese për COVID-19. Me vendim të qeverisë u hapën kopshtet, çerdhet, kufijtë tokësorë dhe plazhet. Por ende nuk ka një vendim se kur do të hapet transporti publik. Ndërkohë, virusi nuk është larguar nga Shqipëria. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 21 raste të reja me COVID-19.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kushtet anti-covid mbyllet kopshti në memaliaj kushtet anti-covid mbyllet kopshti në memaliaj

Sondazh

Poll