Aktualitet

SPAK nis hetimet për Alma Faskajn, kërkon në KPK dosjen e përzgjedhjes së saj

2 Qershor 2020, 09:02 Nga DOSJA
SPAK nis hetimet për Alma Faskajn, kërkon në KPK dosjen e

TIRANË- Prokuroria e Posacme Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) kërkon nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dosjen për gjyqtaren Alma Faskaj. Kërkesa e SPAK vjen një ditë pas kallëzimit të bërë kundër anëtares se Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, me pretendimin se ka konsumuar veprën penale të falsifikimit të dokumenteve.

Ishte gjyqtarja e shkarkuar Hajrie Muçmata, që ka kërkuar hetim për Faskajn, e cila ka votuar për shkarkimin e saj në KPK. Muçmata, shprehet se anëtarja e KPK-së Alma Faskaj është shkarkuar nga detyra si e paaftë dhe për shkelje të ligjit, në vitin 1999, me vendim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, fakt të cilin e ka fshehur në dokumentet e kandidimit për t’u bërë pjesë e Vetingut.

Faskaj rezulton se ka qenë pjesë e turpit gjykues të KPK, i cili ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren e Shkodrës Hajrie Muçmatën në 11 nëntor 2019. Faskaj ka votuar për shkarkimin e Muçmatës nga detyra. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alma faskaj hajrie mucmata hetimet e spak alma faskaj hajrie mucmata hetimet e spak

Sondazh

Poll