Aktualitet

“Dërgo në Kuvend propozimin për kreun e ri të KLSH-së”/ Ruçi i dërgon letër Metës, Presidenca: Kemi propozuar tre k

2 Qershor 2020, 09:33 Nga DOSJA
“Dërgo në Kuvend propozimin për kreun e ri të

TIRANË- Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka dërguar sot një letër Presidentit Ilir Meta dhe i kërkon emrin e kandidatit për kreun Këshillit të Lartë të Shtetit.

Sipas letrës, kreu i Kuvendit në letër i kërkon Presidentit të respektojë afatet kushtetuese dhe të propozojë një emër të ri për kreun e KLSH-së.

Presim propozimin tuaj për kreun e KLSH. Kemi muaj që presim emrin për kreun e KLSH. Presidenti duhet të respektojë afatet sipas Kushtetutës”, është kjo një pjesë e letrës së Ruçit. 

Disa orë pas dërgimit të kësaj letre erdhi edhe reagimi i Presidencës. Përmes zëdhënësit Tedi Blushi, Presidenca konfimroi marrjen e letrës teksa shtoi se Meta e ka respektuar si gjithmonë detyrimin kushtetues duke propozuar tre kandidatura mjaft dinjitoze dhe të kualifikuara për të garantuar pavarësinë e KLSH dhe të të gjitha institucioneve.

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka marrë një letër pak ditë më parë nga Kryetari i Kuvendit, z.Gramoz Ruçi për çështjen e KLSH. Presidenti Meta e ka respektuar me përgjegjshmëri maksimale detyrimin kushtetues duke propozuar tre kandidatura mjaft dinjitoze dhe të kualifikuara për të garantuar pavarësinë e KLSH. Presidenti Meta si gjithmonë do të përmbushë detyrimet e Tij kushtetuese për të garantuar pavarësinë e institucioneve,”– shkruan Blushi. 

Pas mbarimit të mandatit të Bujar Leksajt, KLSH tashmë vijon të mbetet pa kryetar të ri,  pasi procesi është bllokuar. Presidenti ka dërguar në Kuvend më herët dy emra, Vitore Tushën dhe Bahri Shaqirin, por të dy emrat janë rrëzuar nga Kuvendi. 

(A.B;f.m/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gramoz ruci ilir meta kreu i klsh ruçi letër metës gramoz ruci ilir meta kreu i klsh ruçi letër metës

Sondazh

Poll