Aktualitet

“Zgjohet” Besa Shahini, reagon për përdhunimin e 15-vjeçares nga roja dhe tre të rinj: Denoncimi është hapi i parë për të luftuar dhunën

VIDEO
Shahini shprehet, se donocimi i dhunës është hapi i parë ta luftuar këtët fenomen.
Featured image of article: “Zgjohet” Besa Shahini, reagon për përdhunimin e 15-vjeçares nga roja dhe tre të rinj: Denoncimi është hapi i parë për të luftuar dhunën Besa Shahini

TIRANË-Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë në shkollën e Kamzës, ku roja dhe 3 të rinj, abuzuan seksualisht me një nxënëse 15-vjeçare. Në një postim në rrjetet sociale, Shahini shkruan, se donocimi i dhunës është hapi i parë ta luftuar këtë fenomen. Sipas saj, duhet bashkëpunim i të gjithëve për të ndryshuar kulturën patriarkale.

Përgëzoj nxënësit që gjejnë kurajon të denoncojnë dhunën e ushtruar ndaj tyre, si hapi i parë dhe i domosdoshëm për të luftuar bullizmin dhe dhunën. Politika “shkolla si hapësirë e sigurt” do të ndihmojë në këtë drejtim. Por, duhet bashkëpunim i të gjithëve për të ndryshuar kulturën patriarkale që mundëson dhunën ndaj vajzave dhe grave”, shkruan Shahini.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një shtëpi, në zonë e njohur si ‘Bregu i Lumit’ në Tiranë. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, 65-vjeçari është vënë në pranga dhe akuzohet për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, ”Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 deri në 18 vjeç”, “Shtytja e të miturëve në krim” dhe “Vepra të turpshme”. Ai mësohet se ka kryer marrëdhënie me të miturën, e ka filmuar dhe me anë të pamjeve e kërcënonte që nëse nuk kryente sërish marrëdhënie me të do t’ja publikonte ose do të shkruante nëpër mure se ajo ishte ku*vë. E gjendur nën presion, 15-vjeçarja është bindur. Më pas pamjet kanë përfunduar edhe në duart e tre të rinjve, të cilët gjithashtu kanë kryer marrëdhënie me vajzën nën presion. K.P., 20 vjeç, R.O., 16 vjeç dhe F. B., 15 vjeç. Edhe këta të fundit janë vënë në pranga dhe akuzohen për të njëjtat vepra penale si 65-vjeçari.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment