Sport

Kampionen e xhudos e ndjek fati i keq, pas dëmtimit humbet dhe sponsorët

30 Mars 2019, 07:38 Nga DOSJA
Kampionen e xhudos e ndjek fati i keq, pas dëmtimit humbet dhe

KOSOVË- Majlinda Kelmendi, kampionia e vetme Olimpike e Kosovës, është në një krizë financiare. Edhe pse ajo e ka ngritur flamurin e Kosovës shumë lartë në arenën ndërkombëtare, sponosrët e saj janë pakësuar.

Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi, shkroi historinë për Kosovën në vitin 2016 në Lojërat Olimpike të Rios, ku e fitoi medaljen e artë të kategorisë së saj në xhudo, por kjo arritje historike nuk e ndihmoi financiarisht, sa i përket sponsorëve.

Që kur është bërë kampione Olimpike, Kelmendi i ka humbur disa sponsore dhe nuk e ka fituar asnjë.

“Unë jam bërë kampione Olimpike dhe prej vitit 2016 nuk ka ardhur asnjë sponsor i ri për mu. Ka qenë e kundërta. I kam pasur tre sponsorë, ndërsa sot për sot e kam vetëm një. Kjo është për me u çudit. Nuk e di as vetë pse ndodh kjo, nuk është që Kosova i ka 200 kampionë Olimpikë, e ka vetëm një”, u shpreh Kelmendi.

Xhudistja kosovare e ka fituar një medalje të artë edhe këtë vit, ndërsa në Grand Prixin që është duke u zhvilluar aktualisht në Gjeorgji nuk po merr pjesë, pasi që po pushojnë bashkë me disa kosovarë të tjerë, si Distria Krasniqi e Akil Gjakova.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport kampionia e xhudoes kelmendi pa sponsor majlinda kelmendi kampionia e xhudoes kelmendi pa sponsor majlinda kelmendi

Sondazh

Poll