Aktualitet

Del data e gjykimit, ‘Eskobari i Ballkanit’ para drejtësisë më 25 shkurt

8 Shkurt 2019, 11:07 Nga DOSJA
Del data e gjykimit, ‘Eskobari i Ballkanit’ para

TIRANË- Klement Balili, i etiketuar si “Eskobari i Ballkanit” do të dalë para Gjykatës së Krimeve të Rënda në datën 25 shkurt, ora 10:00.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se trupa gjykuese do të kryesohet nga Flora Hajredinaj, Liliana Baku dhe Ardit Mustafai. Kjo do të jetë edhe seanca e parë e gjykimit për Balilin.

Klement Balili del para drejtësisë pas dorëzimit të tij më 15 janar 2019. Balili ishte prej 3 vitesh në arrati ndërkohë që akuzohet për ‘trafik droge’, “grup të strukturuar kriminal”, “mosdeklarim të pasurisë” dhe “pastrim parash”.

Vetëdorëzimi i Klement Balili ngjalli reagime në politikën shqiptare dhe mediat ndërkombëtare. “Eskobari i Ballkanit” u prangos pas negociatave me drejtorin e Policisë, Ardi Veliu dhe nipin e tij, kryebashkiakun e Delvinës, Rigels Balili.

Opozita e cilësoi prangosjen si ‘shpëtim’ të Balilit, ndërkohë që mazhoranca e quajti një arritje të Policisë së Shtetit.

(f.g/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dorezimi i klement balilit eskobari i ballkanit gjykimi i balilit dorezimi i klement balilit eskobari i ballkanit gjykimi i balilit

Sondazh

Poll