Aktualitet

E sulmuan qentë e rrugës, vdes në spital 61-vjeçarja nga Berati (Emri)

7 Shkurt 2019, 20:42 Nga DOSJA
E sulmuan qentë e rrugës, vdes në spital 61-vjeçarja nga

Një grua ka ndërruar jetë ditën e sotme në spitalin e Beratit. 61-vjeçarja e identifikuar si Selime Braushi është sulmuar ditën e sotme nga disa qen endacakë teksa po punonte në parcelën e saj me ullishte.

Për disa minuta banorja e fshatit Dyshnik është përleshur me qentë, të cilët i kanë lënë plagë shumë të thella. Mësohet se ajo ka rënë në tokë si pasojë e sulmeve nga kafshët dhe nga goditja të ketë marrë edhe plagë në kokë.

Pasi kanë dëgjuar thirrjet e saj për ndihmë, të afërmit e kanë dërguar të moshuarën menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore. 61-vjeçarja është paraqitur me plagë të shumta në trup dhe kokë dhe pavarësisht ndihmës së shpejtë që ka marrë nga mjekët Braushi nuk ka arritur të mbijetojë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet selime braushi spitali i beratit sulm nga qente e rruges vdes 61 vjecarja selime braushi spitali i beratit sulm nga qente e rruges vdes 61 vjecarja

Sondazh

Poll