Aktualitet

Vlorë/ Kërcënojnë rojen dhe i marrin 350 mijë lekë, maskat grabitin karburantin në Novoselë

8 Shkurt 2019, 08:56 Nga DOSJA
Vlorë/ Kërcënojnë rojen dhe i marrin 350 mijë

VLORE- Gjatë natës është grabitur një karburant në qendër të Novoselës në Vlorë.

Dosja.al mëson se  dy persona të maskuar dhe të armatosur  kanë kërcënuar rojen duke i marrë xhiron ditore prej afro 350 mijë lekë të vjetra. 

Në dëshminë e tij në polici roja ka treguar se ka dëgjuar të thonë grabitësit:” Nxirr pistoletën”. 

Më pas grabitësit kanë thyer  xhamin e kabinës ku rrinte roja dhe i kanë marrë lekët. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

(J.V/F.G/Dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet grabitja e karburantit novosele vlore grabitja e karburantit novosele vlore

Sondazh

Poll