Aktualitet

“By*ë pa larë”, me fshesë në dorë, gruaja dhunon dhe tërheq zvarrë të shoqin në mes të Pogradecit, ai ja plas të

7 Shkurt 2019, 19:39 Nga DOSJA
“By*ë pa larë”, me fshesë në dorë, gruaja

Një video ku shihet një grua që dhunon të shoqin është bërë virale ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Pogradecit dhe është filmuar nga qytetarë të rastit. Gruaja me emrin Elsa (siç dëgjohet në video) shikon të shoqin të shtrirë në rrugë dhe dëgjohet që i thotë të ngrihet dhe të shkojë në shtëpi.

Mirëpo burri në video nuk lëviz dhe siç shihet mezi e mbajnë këmbët. Ndoshta nga pija, ndoshta është vrarë, kjo gjë nuk kuptohet nga pamjet. Ndërkohë gruaja me emrin Elsa me fshesë ne dorë vazhdon ta godasë dhe t’i gjuajë me shkelma për ta çuar në shtëpi. Në një moment dëgjohet teksa i thotë edhe “by*ë pa larë”.

Në një sekuencë të videos, kur burri i shtrirë kupton se po filmohet ja plas të qarit me zë dhe nuk e ngre kokën nga trotuari i rrugës ku e kishte mbështetur. Disa nga fqinjët dalin dhe e qortojnë gruan që të mos e rrahë, sepse sipas tyre do shkojë vetë në shtëpi, por ajo i shmang dhe vazhdon me të sajën. Në fund të dy futen tek hyrja e pallatit, ku mesa duket edhe banojnë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gruaja dhunon burrin gruaja rreh burrin pogradec gruaja dhunon burrin gruaja rreh burrin pogradec

Sondazh

Poll