Aktualitet

Prokurori amerikan: Njerëz të fuqishëm në Shqipëri ushtrojnë presion mbi prokurorët

8 Shkurt 2019, 10:13 Nga DOSJA
Prokurori amerikan: Njerëz të fuqishëm në Shqipëri

Prokurori amerikan Gjon Juncaj, ish-këshilltari Ligjor për Antikorrupsionin në Ambasadën Amerikane  është shprehur në emisionin “31 Minuta” në RTSH1 se në Shqipëri ka disa persona shumë të fuqishëm të cilët po ushtrojnë presion  ndaj prokurorëve.

“Mendoj se ka shumë pengesa. Njëra është që Shqipëria është një vend i vogël. Është e vështirë të kryesh një hetim të madh dhe serioz sepse sekretet dalin dhe shqiptarët e njohin njëri-tjetrin kollaj në një vend kaq të vogël. Po ashtu, është e vështirë të gjesh njerëz që janë gati të dalin dëshmitarë në një çështje, qofshin pjesë e veprimtarisë kriminale, apo thjesht persona që kanë qenë dëshmitarë. Por mendoj se problemi kryesor është që ka shumë njerëz të fuqishëm në Shqipëri që kanë mënyra të ndryshme për të ushtruar presion mbi prokurorët”, tha Juncaj.

Më tej ai tregoi edhe ndryshimin sipas tij mes një prokuror në Amerikë dhe një në Shqipëri. 

Juncaj u tha se  prokuror shqiptar nuk gëzon të njëjtën siguri si në Amerikë lidhur me karrierën e vet. 

“Një prokuror amerikan si unë, nëse e kam seriozisht punën time, nuk më ndalon asgjë për të marrë një çështje dhe hetim dhe të gjejë cilindo që është përgjegjës në atë çështje, nëse do deri në majë. Në Amerikë si prokuror, unë shpërblehem për këtë. Karriera ime bën shumë përpara. Mendoj se një prokuror shqiptar nuk gëzon të njëjtën siguri lidhur me karrierën e vet nëse e bëjnë këtë.

Të jemi të qartë për diçka: Ka prokurorë të mirë në Shqipëri të cilët kanë qenë në situata të këqija dhe ka dhe prokurorë dhe gjyqtarë të këqij në Shqipëri, që nuk meritojnë të përfaqësojnë më popullin shqiptar”, tha prokurori amerikan.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjon juncaj sistemi gjyqsor shqiperi gjon juncaj sistemi gjyqsor shqiperi

Sondazh

Poll