Aktualitet

Shënohet viktima e 4-të nga virusi AH1N1, humb jetën 75-vjeçarja nga Lushnja

8 Shkurt 2019, 10:29 Nga DOSJA
Shënohet viktima e 4-të nga virusi AH1N1, humb jetën

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar viktimën  e 4-t nga gripi që përmban virusin  AH1N1. Dosja.al mëson se viktima e fundit është një 75-vjeçare nga Lushnja dhe nuk ka qenë e vaksinuar me vaksinën antigrip.

Ajo ishte trasportuar nga Lushnja drej këtij spitali  në gjendje të rëndë, ndërsa ka qëndruar 8 orë në gjendje jete në spitalin Shefqet Ndroqi. Po kështu mësohet se 10 pacientë të tjerë me virusin AH1N1 ndodhet në reanimacion, ndërsa 3 pacientë  të tjerë janë aktualisht nën kujdesin e mjekëve. 

Specialistët thonë se ky nuk është një grip derri por virusi Ah1N1. “Nuk është grip derri, dua të qetësoj njerëzit, nuk ka asgjë të pazakontë, është virusi sezonal që po qarkullon, i përfshirë në vaksinën e gripit, vaksinë që në bazë të studimeve që ka për efektivitetin e saj, që kanë ardhur nga jashtë rajonit. Ndërkohë që personat që kanë ndërruar jetë nuk kanë qenë të vaksinuar, janë të moshave 40 deri 60 vjec dhe kanë qenë me sëmundje shoqëruese, dhe është faktor rreziku.”, u shpreh Silva Bino pak ditë më parë. (Lexo edhe këtë)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gripi i derrit virusi ah1n1 gripi i derrit virusi ah1n1

Sondazh

Poll