Aktualitet

Vdes 38-vjeçari në spitalin e Senatoriumit, ISHP: Vuante nga pneumonia e rëndë

7 Shkurt 2019, 19:15 Nga DOSJA
Vdes 38-vjeçari në spitalin e Senatoriumit, ISHP: Vuante nga

TIRANËNjë 38-vjeçar nga Elbasani ka humbur jetën ditën e sotme në spitalin e Senatoriumit. Si fillim u dyshua se shtetasi i identifikuar si Hasan Ekmekçiu, ndërroi jetë si pasojë e virusit AH1N1 por në një njoftim për mediat, Inspektoriati i Shëndetit Publik sqaroi se vdekja e 38-vjeçarit erdhi si pasojë e pneumonisë së rëndë.

Ekmekçiu ndodhej prej disa ditësh i shtruar në këtë spital ku po merrte dhe ndihmën e nevojshme mjekësore.

Reagimi i ISHP-së:

Nje 38 vjecar nga Elbasani, me nje pneumoni te rende, ka nderruar jete ne spitalin “Shefqet Ndroqi”. Burime zyrtare nga spitali universitar konfirmojne se behet fjale per pneumoni te rende.  Burime zyrtare nga Instituti i Shendetit Publik konfirmojne se nuk behet fjale per virusin e gripit.

 

 

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gripi i derrit hasan ekmekçiu humb jeten pacienti tirane gripi i derrit hasan ekmekçiu humb jeten pacienti tirane

Sondazh

Poll