Aktualitet

Nderohet 20 vjetori i Indrit Carës, biznesmeni kosovar i dhuron shtëpi familjes së ‘Ushtar Kavajës’ (Foto)

31 Mars 2019, 12:19 Nga DOSJA
Nderohet 20 vjetori i Indrit Carës, biznesmeni kosovar i dhuron shtëpi

Sot në komunën e Suharekës nderohet 20 vjetori i Indrit Carës, ose siç njihet ‘Ushtar Kavaja’, i cili ka rënë ne fushën e betejës gjatë Luftës së Kosovës (1998-99).

Stafi i Bashkisë së Kavajës ka udhëtuar i gjithi në Suharekë për të marrë pjesë në nderimet që do  zhvillohen në ditën e sotshme më 31 mars në Biblotekën Komunale Hajdin Berisha të Suharekës,  ndërsa homazhet bëhen tek lapidari i ‘Ushtar Kavajës’ në Gallushë, ku ai ra dëshmor si ushtar i brigadës së 139-të të UÇK-së.

Por rrespekti përtej kufirit nuk mbyllet me kaq, pasi një biznesmen nga Kosova ka dhuruar një shtëpi në Kavajë për familjen e Indrit Carës.

Bisnesmeni nga Suhareka, Shaqir Palushi ia ka dorëzuar çelësat babit të Indritit, Lulëzin Carës në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”.

Babanë e dëshmorit, në të njëjtin program televiziv e ka befasuar edhe një bashkëluftëtar i “Ushtar Kavajës”, ish-komandanti i UÇK-së Besim Gashi

Në 2018-ën, gjatë përvjetorit të kaluar, ishte Komuna e Suharekës ajo që udhetoi në drejtim të Kavajës për të përkujtuar dëshmorin.

Unë sot kam nderin dhe kënaqësinë të gjendem në vendin e Indrit Carës –Ushtar Kavajës, pasiqë isha bashkëluftëtar i tij. Ushtar Kavaja, ka rënë në fushën e betejës, por për ne nuk ka vdekur, e as nuk ka për të vdekur kurrë. Ai erdhi në Suharekës, kur Suhareka e Kosova kishte nevojë më shumë se kurr, ai erdhi për të treguar se atdheu i tij ishte edhe tej kufijve.Tregimi për Indrit carën është i përgjithshëm, ate tashmë e njohim në Semetisht, në Sllapuzhan, ne Bërshancë dhe në çdo cep të Gallushës dhe në mbarë teritorin e Komunës së Suharekës dhe Kosovës

Kryetari i Komunës z.Bali Muharremaj në përvjetorin e kaluar.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia kavajë biblotekën komunale hajdin berisha indrit carës suhareke ushtar kavaja bashkia kavajë biblotekën komunale hajdin berisha indrit carës suhareke ushtar kavaja

Sondazh

Poll