Aktualitet

Fermeri hedh prodhimet me kamionë në lumë: S’na shiten, gjithë fshati ka ikur jashtë (VD)

31 Mars 2019, 08:59 Nga DOSJA
Fermeri hedh prodhimet me kamionë në lumë: S’na shiten,

Bulqizë- Nuk janë të paktë fermerët që janë detyruar për shkak të mungesës së tregut të hedhin prodhimet e tyre.

Xhavit Muka nga fshati Çerenec i Sipër,  i Njësinë Administrative Gjoricë të Bashkisë Bulqizë ka deklaruar i shqetësuar se ka hedhur arrat, mollët dhe qershitë pasi nuk i janë shitur.

Pas një jete të mundimshme në Itali ai krijoi plantacione të mëdha me mollë, arra e qershi por që ka dalë i zgënjyer.

Nuk shitet dhe detyrohemi ta hedhim me kamion sepse nëpër përrenj helmojmë bagëtinë e shokëve. Më kanë mbetur stok kungujt, mollët, arrat. Nuk kemi treg ku ta shesim. Edhe me 200 lekë ti japësh nuk i marrin. Kemi paguar 5 kamionçinë për ti hedhur dhe prapë do paguajmë. Nuk i intereson të qëndrojë në fshat. Si ta mbajë djalin këtu. Le të ikë, ka ikur gjithë fshati.

Video marrë nga Ora News 

J.V/Dosja.al

 

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fermeri xhavit muka prodhimet përundojnë në lumë fermeri xhavit muka prodhimet përundojnë në lumë

Sondazh

Poll