Aktualitet

Banda e Kirasit/ Zanafilla e përplasjeve në Shkodër, miqësia e Asmer Bilalit me Licajt, kë do “digjte” dërgesa e Gjerm

31 Mars 2019, 11:07 Nga DOSJA

SHKODËR– Për 10 muaj, 10 të vrarë. Ky është bilanci i ngjarjeve që kanë ndodhur në Shkodër. Pasi gati 6 muaj qetësi, qyteti u trondit dje nga një vrasje e dy vëllezërve Bilali, Astrit dhe Brahim Bilali.

Astriti, 59 vjeç, njihet si babai i Asmerit, ish-boksieri kampion që u arrestua në shtator 2018, si pjesë e grupit Bajri.

Por kush është Asmer Bilali dhe si u vetëshpall pjesë e bandës së Kirasit?

Asmer Bilali, ishte i dyshuari kryesor për plagosjen e Hermes Beqirit në një nga lokalet e qytetit. Për ngjarjen e ndodhur në vitin 2017, Asmer Bilali u arrestua në fshatin Grudë ku ishte larguar me motorin e tij për t’ju fshehur policisë. Gjatë kohës që qëndroi në burg, i riu shkodran shpalosi në rrjetet sociale mallin për miqtë por edhe të dhëna për metodën sesi ka funksionuar ky grup.

Në fotot e tij në rrjetet sociale, shihet pasioni për hipizmin, makinat e shtrenjta dhe kombinimi i jetës në fshat me atë në qytet.

Në profilin e tij, kanë komentuar dy personazhe jo pak të njohur për Shkodrën. Denis Skutina dhe Muhamet Lici.

Dy të rinjtë komentonin me Asmerin, i cili asokohe ishte mik i Licajve, ku ngrinin shqetësimin se banda ishte shpërbërë, ndërsa Muhamet Lici i shkruan Denis Skutinës se me dërgesën e fundit në Gjermani rrezikon burgun.

Kush janë Denis Skutina dhe Muhamet Lici

Dy të rinjtë janë të dënuar me burg për gjobëvënie ndaj tregtarëve pasi u arrestuan në vitin 2017.

Gjykata ka dënuar me 13 vite burg Muhamet Lici dhe 10 vite burg Denis Skutinën, pasi mblidhnin para përmes dhunës.

Më tej, ironikisht Asmeri ka ndryshuar profil. Nga një boksier kampion, postimet e tij lidhen me vrasjet dhe botën e krimit. Në një tjetër post shkruan: Do vijë një kohë kur vrasësi nuk do të dijë arsyen pse ka vrarë dhe i vrari pse është vrarë.

Me thënie të denja për një killer, Asmer Bilali ka vijuar në këto kohë postimet në rrjetet sociale, ku bie në sy miqësia e tij me biznesmenin e vrarë në shtator, Arjan Ferracaku, ku e shoqja Migena, përgëzon një vit më parë Asmerin për kalin.

Ditën e djeshme, gazetari Artan Hoxha tha se Asmer Bilali ishte një të dyshuarit kryesor të vrasjes së Fatbardh Licit, ngjarje e ndodhur më 10 gusht 2018 në Shkodër. Fatbardh Lici ishte xhaxhai i Muhamet Licit, me të cilin Asmeri kishte shoqëri të ngushtë para arrestimit. Vrasja e babait dhe xhaxhait të tij lidhet me hakmarrjen ndërkohë që ende ngelet mister prishja e miqësisë së Bilalit me Licajt dhe kalimi tek grupi i Bajrajve.

Një ditë më parë u ekzekutuan dy vëllezërit Astrit dhe Brahim Bilali në një atentat të ndodhur para shtëpisë së tyre, duke e çuar numrin e viktimave në 10 të vrarë në 8 muaj.

Kjo ngjarje vjen vetëm 10 ditë pas atentatit që i mori jetën Ferdinand Polisë, biznesmenit të njohur të bujtinave në Theth.(Lexo këtu) Por, qyteti verior gjatë vitit që shkoi u përfshi nga një sëri ngjarjesh kriminale, ku për disa muaj nuk gjeti qetësi dhe u bë objekt debatesh për politikën e Tiranës.

(F.G/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet asmer bilali astrit bilali brahim bilali denis skutina muhamet lici vrasje ne shkoder asmer bilali astrit bilali brahim bilali denis skutina muhamet lici vrasje ne shkoder

Sondazh

Poll