Aktualitet

Vrasjet në Shkodër/ Arqipeshkvi Angelo Massafra: Disa pranojnë edhe plumbin kokës për krenarinë

31 Mars 2019, 09:21 Nga DOSJA
Vrasjet në Shkodër/ Arqipeshkvi Angelo Massafra: Disa pranojnë

SHKODËR-Arqipeshkevi i dioqezes Shkodër-Pult Angelo Massafra ka komentuar ngjarjet e rënda të ndodhura në Shkodër, vrasjen e Ferdinand Polia dhe të dy vellezërve Bilali një ditë më parë (Lexo këtu) gjatë meshës së shenjtë në katedralen “Shën Shtjefni” për 200 vjetorin e lindjes të arberëshit Andon Santori.

Arqipeshkevi Massafra solli historinë e një babai që kishte dy djem, ku njëri nga djemtë e braktis babain për shkak se nuk i siguron pasuri.

Arqipeshkevi u shpreh se femijët e sotëm nuk dinë të kerkojnë falje dhe te kuptojnë gabimet e tyre, duke sjellë më pas veprime që i çojne drejt sjelljeve negative, si droga apo krimet. Arqipeshkevi bëri thirrje që të rinjtë të kuptojnë gabimet e tyre, sepse në momentin kur kupton gabimin, aty nis shpëtimi për gjithsecilin.

Vetëm, si shkak i krenarisë që kemi kur gabojmë, disa pranojnë qe ti fusin plumb kokës dhe të mos tërhiqen edhe kur e dinë se janë gabim.

Arqipeshkevi i dioqezes Shkodër-Pult Angelo Massafra

Kjo nuk është gjëja e duhur deklaroi Massafra.  Po ashtu, Imzot Angelo Massafra bëri thirrje që të gjithë të mos i bëjnë keq të tjerëve dhe të falin, si e vetmja mënyrë për të shkuar pranë Zotit në parajsë.

Një ditë më parë u ekzekutuan dy vëllezërit Astrit dhe Brahim Bilali në një atentat të ndodhur para shtëpisë së tyre, duke e çuar numrin e viktimave në 10 të vrarë në 8 muaj.

Kjo ngjarje vjen vetëm 10 ditë pas atentatit që i mori jetën Ferdinand Polisë, biznesmenit të njohur të bujtinave në Theth.(Lexo këtu) Por, qyteti verior gjatë vitit që shkoi u përfshi nga një sëri ngjarjesh kriminale, ku për disa muaj nuk gjeti qetësi dhe u bë objekt debatesh për politikën e Tiranës.

(a.m.dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet astrit bilali brahim bilali imzot angelo massafra vrasjet ne shkoder astrit bilali brahim bilali imzot angelo massafra vrasjet ne shkoder

Sondazh

Poll