Aktualitet

Dylgjeri ironizon deputetët e rinj: Pas Check up-it u kontrolluan te andrologu, fjalimet u bën Lorenc Oliveri

31 Mars 2019, 11:06 Nga DOSJA
Dylgjeri ironizon deputetët e rinj: Pas Check up-it u kontrolluan te

Tiranë- Ylli Dylgjeri ka ironizuar deputetët e rinj në parlament, ata që kanë pranuar mandatet. Sipas tij deputetët e rinj i janë nënshtruar të gjitha teseteve për fillimin e seancave parlamentare.

“Pas Check up-it gratis ka vijuar kontrolli edhe te stomatologu, andrologu, dhe gjenekologu etj. Më pas janë ulur në klasa për mësimin e kompjuterit dhe qëndrimit skenik në foltoren  e ky vendit. Si fillim fjalimet do jua shkruaj gazetari me mëditje Lorenc Oliveri, dhe më tej do ta zotrojnë vetë edhe shkrimin, edhe këndimin e fjalimeve.”, shkruan Dylgjeri.

Reagimi i plotë:

Kurset e trajnimit për deputetët e përdorur. Nuk ka kohë për të pritur. Deputet e rinj numëror i janë nënshtruar të gjitha testeve
për fillimin e seancave parlamentare. Pas Check up-it gratis ka vijuar kontrolli edhe te stomatologu, andrologu, dhe gjenekologu etj.
Më pas janë ulur në klasa për mësimin e kompjuterit dhe qëndrimit skenik në foltoren
e kyvendit. Janë dy regjizorë të Universitetit
të Arteve që po merren intesivisht me aktrimin politik.
Në përfundim të tyre do të pajisen të gjithë
me kompjuter për përgatitjen e diskutimeve.
Si fillim fjalimet do jua shkruaj gazetari me mëditje Lorenc Oliveri, dhe më tej do ta zotrojnë vetë edhe shkrimin, edhe këndimin e fjalimeve.
Për paisjen me kompjuter administrata e Kuvendit kërkoj mendimin e zotit Ruçi:
-Si tua japim lap top-at Shef, të rinj apo të përdorur?
zoti Ruçi i qartë, si gjithmonë, ju përgjegj prerë:
Të përdorur, se deputetë të përdorur janë!
Trajnimi vazhdon.

J.V/Dosja.al 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet deputetet e rinj ylli dylgjeri deputetet e rinj ylli dylgjeri

Sondazh

Poll