Aktualitet

Zbardhet dinamika e vrasjeve, Astrit Bilali iu përgjigj autorëve me breshëri plumbash, gjendet arma e krimit

31 Mars 2019, 07:33 Nga DOSJA
Zbardhet dinamika e vrasjeve, Astrit Bilali iu përgjigj autorëve me

Shkodër- Detaje të reja te reja janë zbuluar nga vrasja e dy vëllezërve , Astrit dhe  Brahim Bilali, të cilët u ekzektuan me breshëri plumbash mëngjesin e së shtunës në Shkodër.

Burime për Dosja.al pranë grupit hetimor në Policinë e Shkodrës bëjnë me dije se në momentin e vrasjes njëri nga vëllezërit Bilali ka qenë i armatosur. Në momentin kur autorët e vrasjes kanë qëlluar në drejtim të viktimave, 59-vjecari Astrit Bilali i është kundërpërgjigjur atyre duke i qëlluar me pistoletë. Nga grupit hetimor është arrritur në këtë konkluzion pasi përveç dëshmive, kjo është vërtetuar dhe nga gjetja e gëzhojave në vendin e ngjarjes.Ndërkohë nga policia është  gjetur edhe arma tip pistoletë, pranë trupit të viktimes, Astrit Bilalit.

Nga ana tjetër në brendesi të mjetit tip Benz, i cili dyshohet se u përdor nga autorët për atentatin, është gjetur edhe arma e krimit tip automatik e cila është perdorur në vrasjen e dy vëllezerve Bilali.

Sa i takon makinës së djegur nga autorët, blutë e Shkodrës sqarojnë se përveç se është me targa të falsifikuara,  ky mjet është deklaruar i vjedhur që në muajin dhjetor të 2018-ës. Deri më tani në polici janë shoqëruar 15 persona por ende nuk janë identifikuar autorët.

J.V/Dosja.al

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll