Aktualitet

I ekzekutuan babain dhe xhaxhain, flet nga burgu ish-boksieri Asmer Bilali

31 Mars 2019, 08:29 Nga DOSJA

Tiranë- Ibrahim Bilali bashkë me vëllain e tij Astrit Bilalin u ekzektuan nga një breshëri plumbash, mëngjesin e së shtunës në Shkodër.  (lexo këtu)

Theksojmë se viktima Astrit Bilali është babai i ish-boksierit të Vllaznisë, Asmer Bilali, i cili u arrestua gjatë aksionit për goditjen e grupit Bajri,  shtatorin e vitit të kaluar. Asmer Bilali ndodhet në burg dhe ka reaguar së fundmi për ngjarjen e rëndë në familjen e tij.

Teksa e ngushëllojnë për të atin dhe xhaxhain ai shprehet: “Faleminderi, ua shpërblefsha në gëzime dhe të mira.”

Edhe në një koment tjetër ai shprehet: “Faleminderit shumë për fjalët, veç të mira dhe gëzime,  inshalla i keni në familjet tuaja.”

Nuk janë të pakta komentet ndaj Asmer Bilalit, i cili ka shpërndarë në Facebook lajmin kur babai i tij është dekoruar nga ish-presidenti Bujar Nishani.

Komentet:

J.V/Dosja.al 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet asmer bilali astrit bilanin ibrahim bilali vrasja e vellezerve ne shkoder asmer bilali astrit bilanin ibrahim bilali vrasja e vellezerve ne shkoder

Sondazh

Poll