Politike

Denoncim i Balliut: Xhaçka ka marrë urdhër për të më sulmuar mua, e ëma e kërkuar për trafiqe në vitin ‘92

7 Shkurt 2019, 17:03 Nga DOSJA
Denoncim i Balliut: Xhaçka ka marrë urdhër për të

Deputeti Klevis Balliu ishte sot prezent në protestën e Unazës së Re, nga ku mbështeti banorët për anulimin e projektit. Ndër të tjera Balliu sulmoi ministren e mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila sipas tij ka marrë letërpororsi për të sulmuar Balliun dhe familjen e deputetit.

Më tej Balliu tha se mamaja e ministres së mbrojtjes, Natasha Xhaçka në vitin 1992 ka qenë e kërkuar për trafiqe dhe për birësim të paligjshëm.

Sot mora vesh se ministres Olta Xhaçka i kishte shkuar një letërporosi për të më sulmuar mua dhe familjen time. Ajo është vajza e gjykatëses Natasha Xhaçka, e cila ishte në kërkim në 92′-shin për birësim të paligjshëm dhe trafiqe. Kjo erdhi pas fjalimit tim në Parlament.

Gjatë fjalimit tim ajo rrinte si mjerane, nuk pati guxim të thoshte që e keni gabim zotëri, sepse ajo e di që nuk e kisha gabim. Ajo nuk guxoi të kundërshtonte apo dhe të thoshte një fjalë për “Unazën e Re”, por uli kokën dhe u largua nga Kuvendi,”– u shpreh deputeti Klevis Balliu.

Banorët e Unazës së Re prej tre muajsh janë në protestë ku kërkojnë anulimin e projektit “Unaza e re”.

(f.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike balliu sulmon xhacken klevis balliu natasha xhacka olta xhacka projekti unaza e re balliu sulmon xhacken klevis balliu natasha xhacka olta xhacka projekti unaza e re

Sondazh

Poll