Politike

Protesta e 16 shkurtit/ Basha me qytetarët e Tiranës: Punësimi, objektivi i parë i PD-së

7 Shkurt 2019, 16:39 Nga DOSJA
Protesta e 16 shkurtit/ Basha me qytetarët e Tiranës: Punësimi,

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas tureve të takimeve në rrethe, sot është ndalur në Tiranë, ku zhvilloi disa takime me banorët e njësisë nr.7.

Kreu i PD-së, Basha sulmoi politikat e qeverisë të aplikuara për bizneset e vogla, teksa i ftoi tregtarët që më 16 shkurt të mblidhen në bulevard dhe të japin fund njëherë e mirë pushtetit të oligarkëve.

Jeni në një nga rrugët kryesor të Tiranës. Kur qaheni ju imagjinon se çfarë ndodh në vendet e tjera. Taksa do të bëhet 0.5 për qind e xhiros vjetore. Asnjë inspektor tatimor nuk do të këtë  të drejtë të hyjë në dyqanin tënd. Me këta taksa ata kanë mbledhur 2 miliardë lekë, por asgjë nuk është kthyer tek qytetarët. Lekët nuk janë në xhepin e qytetarëve, sepse janë në xhepat e 4-5 oligarkëve”, tha Basha.

Nga ana tjetër, kreu i PD-së, Basha u premtoi tregtarëve taksën e sheshtë, si dhe uljen e çmimt të karburantit, duke shtuar se rimëkëmbja e ekonomisë dhe biznesit janë primare në programin e PD-së.

Do të keni taksë të sheshtë 9%, tatimi i fitimit dhe taksa e kontributit shoqëror që do të jetë 9% punëdhënësi, 9% punëmarrësi.  E dyta, është ulja me 300 lek e çmimit të karburantit që vetëm për rrugë nuk shkon. Do të rivendosim fashën për shpenzimin e energjisë. Për biznesin riprodhues ulet me 30-40% të çmimin të energjisë, për biznesin e vogël 20% dhe për konsumatorët. Janë tre shtrëngesa shumë të mëdha që po i merr buxheti i shtetit por që nuk po kthehet në investime. Këto janë gosti për 5 oligarkë. Oferta jonë është kjo: Qeveria ka marrë paratë për oligarkët, ne do ia marrim oligarkëve dhe do ia kthejmë ekonomisë dhe njerëzve. Prioritet është punësimi si politikë e parë dhe objektiv i parë i Partisë Demokratike’, u shpreh kreu i PD-së.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha programi i pd protesta e 16 shkurtit rimekembja e ekonomise takim me qytetaret e tiranes lulzim basha programi i pd protesta e 16 shkurtit rimekembja e ekonomise takim me qytetaret e tiranes

Sondazh

Poll