Aktualitet

Qarkullonte me armë zjarri pa leje, arrestohet 44 vjeçari në Tiranë

31 Mars 2019, 08:14 Nga DOSJA
Qarkullonte me armë zjarri pa leje, arrestohet 44 vjeçari në

TIRANË- Një 44 vjeçar është arrestuar nga policia, pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje. I arrestuari është shtetasi me iniciale, G. T., 44 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”).

Kanë qenë qytetarët, ata të cilët kanë njoftuar policinë, se në zonën e Kombinatit një shtetas lëvizte me armë. Më pas policia u vu në lëvizje, duke bërë të mundur arrestimin e 44 vjeçarit. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar, shërbimet e policisë i gjetën një armë zjarri pistoletë.

Njoftimi i policisë:

Kombinat, Tiranë

Falë bashkëpunimit me qytetarët, bie në pranga një shtetas për armëbajtje pa leje.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë.

Në numrin e emergjencave 112 qytetarët kanë njoftuar se në zonën e Kombinatit një shtetas lëvizte me armë. Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6 kanë bërë krehjen e zonës dhe në rrugën “Konferenca e Pezës” kanë konstatuar shtetasin i cili përkonte me përshkimin e dhënë. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar shërbimet e policisë i gjetën një armë zjarri pistoletë. Në kushtet e flagrancës u bë arrestimi i shtetasit:

G.T., 44 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”).

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet nje person pistolete tirane arrestohet nje person pistolete tirane

Sondazh

Poll