Aktualitet

Nga KESH te AKU, ministri Çuçi prezanton zyrtarisht drejtorin e ri të Ushqimit

7 Shkurt 2019, 18:55 Nga DOSJA
Nga KESH te AKU, ministri Çuçi prezanton zyrtarisht drejtorin e ri

Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi ka prezantuar sot drejtorin e ri të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Agron Hetoja. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast merrte pjesë dhe ish-drejtori, Agim Ismaili.

Gjatë fjalës së tij ministri Çuçi vlerësoi punën e bërë deri më tani nga ish-drejtori Ismaili dhe kërkoi prej pasardhësit të tij të vijohet me vendosmërinë për rritjen e sigurisë ushqimore në vend.

Ministri përmendi gjithashtu partneritetin e ri me Bashkimin Europian në fushën e sigurisë ushqimore, projekt që u prezantua një ditë më parë dhe ku AKU-ja do të ketë rol deçiziv në transformimin rrënjësor që synohet t’i bëhet kontrollit të të gjitha hallkave të zinxhirit ushqimor në Shqipëri.

Çuçi shprehu besimin se nën drejtimin Agron Hetos dhe me asistencën e Autoritetit të Sigurisë Ushqimore në Irlandë dhe homologëve finlandezë, AKU-ja do të hyjë në një fazë transformimi të madh.

Siguria ushqimore mbetet prioritet i punës së Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe gjithë institucioneve të tjera të varësisë. Me rëndësi të madhe këtu është edhe përfshirja e konsumatorëve, ndërgjegjësimi i tyre dhe angazhimi i përbashkët në sfidat, me të cilat ndeshet sot siguria ushqimore, si një komponent i rëndësishëm edhe i sigurisë kombëtare.​

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet agron hetoja aku bledi çuçi agron hetoja aku bledi çuçi

Sondazh

Poll