Aktualitet

Ra nga lartësia teksa po punonte, vdes 40-vjeçari tek “Arena kombëtare” (Emri)

30 Mars 2019, 20:37 Nga DOSJA
Ra nga lartësia teksa po punonte, vdes 40-vjeçari tek “Arena

TIRANË– Një punëtor i angazhuar në stadiumin në ndërtim ‘Arena Kombëtare’ ka humbur jetën. Dosja.al mëson se bëhet fjalë për shtetasin Naim Idrizi, 40-vjeç, i cili paraditen e sotme duke punuar në ambientet e stadiumit ra nga lartësia.

Sipas njoftimit zyrtar, Idrizi është dërguar menjëherë në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Theksojmë se fillimisht lajmi është bërë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha, pasi sipas tij ngjarja ka ndodhur në orën 13:00 të ditës së djeshme dhe policia nuk ka njoftuar në kohë. 

Tiranë/Informacion paraprak

Gjatë paradites të sotme shtetasi N. I., 40 vjeç duke punuar në ambientet e një stadiumi aksidentalisht dyshohet të ketë rënë nga lartësia dhe është transportuar në gjëndje të rëndë shëndetësore për ndihmë mjekësore në spital.

Disa orë më vonë shtetasi N. I., ndërroi jetë në spital si pasojë e dëmtimeve të marra.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arena kombetare naim idrizi tirane vdes punonjesi i ndertimit arena kombetare naim idrizi tirane vdes punonjesi i ndertimit

Sondazh

Poll