Bota

Kurti prezanton hapjen e fazës së tretë: Nesër nisin punë, baret e restorantet, hapen kufijtë tokësorë

31 Maj 2020, 17:17 Nga DOSJA
Kurti prezanton hapjen e fazës së tretë: Nesër nisin

KOSOVË- Qeveria në detyrë ka mbajtur sot një mbledhje ku kanë marrë vendime për lehtësimin e masave për parandalimin e COVID-19. Pas mbledhjes, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia, kanë prezantuar hapjen e fazës së tretë.

Albin Kurti në deklaratën e tij ka bërë me dije se nga nesër do të hapen mga dita e nesërme hapen bare, restorantet dhe kafenetë, si dhe kufijtë tokësore.

Një ndër vendimet e rëndësishme që morëm tani është ai për liberalizimin e mëtutjeshëm e masave në ballafaqimin me Covid-19. Së pari ne ju falënderohemi të gjithë qytetarëve të cilët edhe kur këto mase kanë qenë rigoroze, me një kulturë qytetarë të pashembullt kanë respektuar të gjitha vendimet e Qeverisë dhe MSH-së dhe këshillat e IKSHPK-së. Atëherë ishte koha kur ne kishim nevojë për masa rigoroze, tash nga dita e nesërme mund të fillojmë më një hapje e cila nuk është absolute”.

Ajo çfarë po bëjmë është që po i rihapim kopshtet dhe çerdhet për moshat 0-5 vjet. Pastaj po e bëjnë organizimin për testet e arritshmërisë për klasat 9. Organizimin për testet e maturës për klasën e 12-të. Me 13 mars patëm marrë vendim për t’i mbyllur kufijtë, sot posa shfuqizuam atë vendim dhe në këtë mënyrë i hapim kufijtë e Kosovës, por të gjithë ata që hyjnë obligohen t’u nënshtrohen kontrolleve në pikat kufitare. Nga dita e nesërme hapen bare, restorantet dhe kafenetë”, u shpreh ndër të tjera kryeministri në detyrë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti koronavirusi ne kosove albin kurti koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll