Bota

Zyrtari i lartë kinez: Tregu i kafshëve të egra në Wuhan është një viktimë e COVID-19

31 Maj 2020, 14:43 Nga DOSJA
Zyrtari i lartë kinez: Tregu i kafshëve të egra në Wuhan

KINË– Koronavirusi që ka prekur të gjithë botën duke shkaktuar mbi 371 mijë viktima, sipas një nga zyrtarëve më të lartë të shëndetësis në Kinë nuk e ka origjinën nga tregu “famëkeq” i Wuhan-it.

Gao Fu, drejtuesi i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve është shprehur se tregu i Wuhan është vetëm një viktimë.

Në fillim menduan se tregu i produkteve të detit mund të ishte bërë shkak për virusin, por tashmë ky treg është më shumë si një viktimë.”- ka deklaruar Gao Fu.

Nga mostrat e mbledhura në tregun e Wuhan, Gao u shpreh se tashmë nuk është gjetur asnjë shenjë e virusit në tregun në “Wuhan”.

Gjurmë të virusit janë gjetur vetëm në hapsirat mjedisore dhe ujrat e zeza”-deklaroi Gao.

Ndërkohë mbi Kinën rëndojnë akuza të rënda se është shkaktare për përhapjen e virusit, ku më së shumti është Presidenti amerikan Donald Trump që akuzon Qeverinë kineze për pandeminë e Covid-19 nga e cila po vuan e gjithë bota.
Burimi: globaltimes

D.K/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota gao fu koronavirus gao fu koronavirus

Sondazh

Poll