Bota

Ulen vdekjet në Britani/ Shënohen 106 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

31 Maj 2020, 13:47 Nga DOSJA
Ulen vdekjet në Britani/ Shënohen 106 viktima nga COVID-19 në 24

 BRITANI E MADHE- Në 24 orët e fundit Britania e Madhe ka shënuar 106 viktima nga Covid-19, duke e çuar në 38,482 numrin e përgjithshëm të të vdekurëve që prej fillimit të shpërthimit të virusit.

Në bazë të bilancit të sotëm të publikuar nga Zyrtarët e Departamentit të Shëndetësisë mësohet mes 106 viktimave 85 janë shënuar në Angli, 9  në Skoci, 11 në Uells dhe 1  në Irlandën Veriore.

Dailymail shkruan se të dhënat nga certifikatat e vdekjes tregojnë se më shumë se 46,000 njerëz kishin vdekur nga virusi deri më 15 maj, 36 %  më shumë sesa numri zyrtar i dhënë nga Departamenti i Shëndetësisë  33,998  në atë kohë.

Nëse po e njëjta shumë do t’i ishte shtuar  numrit të djeshëm prej 38,316, tregon se numri i saktë i viktimave aktualisht është rreth 50,000.

Burimi: Dailymail

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në britaninë e madhe koronavirusi në britaninë e madhe

Sondazh

Poll