Bota

“Të dua Arbëri”, aktoria Lucia Martino demonstron jetën e grave arbëreshe dhe recetat tradicioanale

31 Maj 2020, 14:34 Nga DOSJA
“Të dua Arbëri”, aktoria Lucia Martino demonstron

ITALI – Aktoria Lucia Martino e veshur me kostum tradicional dhe e shoqëruar nga mikja e saj Rachelle Raitano janë shfaqur këtë të shtunë në rrjetin social Facebook në një video-live duke demonstruar pjesë nga skeçi, “Gjitonia”, një pjesë shumë e cila flet për institucionin e gjitonisë, si një pjesë shumë e rëndësishme e komunitetit arbëresh në të gjithë kohën.

Gratë arbëreshe mblidheshin në sheshet kryesore tradicionalisht për të shkëmbyer informacione.

Martino është anëtare e grupit teatral “Vorea”, dhe së bashku me Raitanon perfomuan një pjesë komike, duke realizuar kështu një pjesë të projektit që kanë ndërmarrë me titullin “Të dua Arbëri”.

Ky projekt do të realizohet çdo të shtunë dhe ka për qëllim të dëshmojë përditshmërinë e grave arbëreshe në jug të Italisë, ndaj pas bisedës gratë e pranishme në dialog realizojnë gatimet e tyre tradicionale, duke ua dhuruar këta receta edhe ndjekësve të tyre.

(d.k/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora gratë arbëreshë lucia martino rachelle raitano gratë arbëreshë lucia martino rachelle raitano

Sondazh

Poll