Bota

“I spërkaste me spec djegës dhe dhunonte klientët me ngjyrë”, Polici amerikan dhe i ndjeri George Floyd kishin punuar s

31 Maj 2020, 15:05 Nga DOSJA
“I spërkaste me spec djegës dhe dhunonte klientët me

SHBA– Vrasja e 46-vjeçarit me ngjyrë në George Floyd, në Minneapolis të SHBA-së nga polici amerikan, Derek Chauvin mësohet se kanë qenë të njohur më herët.

Chauvin dhe Floyd kanë punuar së bashku si roje të sigurisë në të njëjtin klub nate, por ish-pronari thotë se ky detaj nuk tregon nëse ata e njihnin njëri-tjetrin.

Ndërkohë nga ana tjetër lidhur me këtë ngjarje ish-pronarja e klubit ka thënë sesa agresiv është bërë oficeri, kur klubi vendosi të pranotnte një klientelë kryesisht me ngjyrë, duke iu përgjigjur agresivisht klientëve të padisiplinuar në klub duke e spërkatur turmën me spec djegs. E për këtë shkak ajo shpjegon se gjestet dhe veprimet e policit amerikan ishin sjellje të pajustifikuara të dhunës ndaj klientëve.

“Ai do të thërriste përforcime. Gjëja tjetër që duhet të dini është se ai do të kishte pesë ose gjashtë makina të skuadrës.”- shprehet ajo.

Polici Chauvin, i cili tashmë është arrestuar për vrasjen e Floyd është në qendër të kritikave dhe akuzave ku prej katër ditësh në këtë qytet ku nodhi vrasja qytetarët kanë vijuar me protesta të dhunshme.

Pasi videoja ku ai i kishte vendosur këmbën në fyt 46-vjeçarit me ngjyrë derisa i mori jetën u bë virale. E askush në botë nuk e ka pritur mirë krimin  makabër që ai bëri.

Santamaria, e cila e shiti klubin e natës brenda dy muajve të fundit, tha se ajo nuk beson se polici dhe Floyd  njiheshin me njëri-tjetrin para se të ndodhte krimi.

“Nëse Chauvin do ta kishte njohur Floydin ai mund të kishte pak më shumë mëshirë.”– tha ajo.

Burimi: abc13

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota derek chauvin vrasja e george floyd derek chauvin vrasja e george floyd

Sondazh

Poll