Bota

Italia ‘sheh dritë’/ Vdesin 75 pacientë nga Covid-19 në 24 orët e fundit, ulen rastet e reja

31 Maj 2020, 16:03 Nga DOSJA
Italia ‘sheh dritë’/ Vdesin 75 pacientë nga Covid-19

ITALI– Në  24 orët e fundit në Itali kanë vdekur të paktën 75 persona, një shifër teje e ulët krahasuar me  muajt e mëparshëm, duke e çuar në 33.415 numrin e përgjithshëm të viktimave.

Gjithashtu edhe numri i rasteve të reja është ulur ndjeshëm, ku  në 24 orët e fundit autoritetet vendase kanë rregjistruar vetëm 355 të sëmurë duke e çuar në 223.019 numrin e përgjithshëm të të infektuarëve.

Një ditë më parë në Itali vdiqën  111 pacientë nga koronavirusi, prandaj bilanci i sotëm u ka dhënë më shumë shpresë italianëve. Krahasuar me një ditë më parë fatmirësisht edhe  numri i rasteve të reja është ulur, pasi  dje u rregjistruan 416 raste, ndërsa sot janë infektuar 355.

Në rang global janë shënuar  6,207,721 të infektuar, 372,036 viktima dhe 2,769,850 milionë të shëruar, deri ditën e sotme prej fillimit të shpërthimit. Vendi i parë në botë për numrin më të lartë të viktimave është SHBA. Në Amerikë  janë shënuar në total mbi 105 mijë viktima dhe janë infektuar mbi 1.8 mijë qytetarë. Europa vijon ende të jetë e “pushtuar” nga virusi. Në Itali deri më tani kanë humbur jetën  33.415  qytetarë dhe në Spanjë janë shënuar mbi 27 mijë viktima.

Burimi: Corriere 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll