Bota

Shkoi në Spanjë për festë/ Infektohet nga koronavirusi Princi i Belgjikës

31 Maj 2020, 15:31 Nga DOSJA
Shkoi në Spanjë për festë/ Infektohet nga koronavirusi

SPANJË– Koronavirusi ka infektuar mbi 6.1 milionë njerëz në mbarë botën e mes tyre nuk ka kursyer as qeveritarë, lider të njohur si edhe mbretër.

Së fundmi është mësuar se Princi i Belgjikës, Joachim është infektuar nga koronavirusi, pasi ditë më parë mori pjesë në një festë në Spanjë.

Ndërkohë  mediat vendase shkruajnë se 28-vjeçari mund të jetë infektuar nga ky virus vdekjeprurës në Cordroba, por rrethanat tjera të ngjarjes janë të paqarta.

BBC shkruan se princi ishte në Spanjë kur ka dhënë lajmin për infektimin e tij nga Covid-19, ndërsa  raportohet se ka simptoma të lehta.

Nga pallati mbretëror thonë se ai kishte udhëtuar drejt Spanjës më 24 maj për arsye profesionale, por mediat e huaja raportojnë se ai prej kohësh është në lidhje dashurie me një grua nga Spanja, prandaj dhe mund të jetë kjo një arsye e fshehur që ai është  gjendur në Spanjë.

Kujtojmë që Spanja është një prej vendeve më të prekura nga koronavirusi, ku kanë vdekur mbi 28 mijë persona.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota joachim princi i belgjikës joachim princi i belgjikës

Sondazh

Poll