Aktualitet

Policia tentoi të fshehë aksidentin te stadiumi, Berisha nxjerr i pari lajmin e viktimës

31 Mars 2019, 06:12 Nga DOSJA
Policia tentoi të fshehë aksidentin te stadiumi, Berisha nxjerr i pari

Tiranë– Ish-kryeministri Sali Berisha, ishte i pari që dje denoncoi se një puntor ndërtimi kishte humbur jetën te “Arena Kombëtare”.Dosja.al mësoi se viktima është Naim Idrizi, 40-vjeç.

Berisha në një denoncim në Facebook u shpreh se shteti e mbajti të fshehtë ngjarjen, pasi sipas tij, 40-vjeçari kishte humbur jetën që në orën 13:00 të ditës së djeshme. Në fakt lajmi u bë publik edhe nga policia, me një informacion paraprak,  mbrëmjen e djeshme, pra disa orë më orë.

Në infomacionin e policisë theksohet se aksidenti ka ndodhur paraditen e djeshme, por sipas policisë pas disa orësh 40-vjeçari ndërroi jetë.

Denoncimi te Berisha:

Monstra qe fshehin dhe vdekjen!

Nje tjeter punetor, baba i dy femijeve humbet jeten sot ne garazhet e stadiumit.

Ne nje qendrim kriminal edhe ky krim tentohet te fshihet.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

doktor pershendetje,nje djal i ri ka ren ne garazhet e stadiumit te ri Arena kombetare dhe per fat te keq vdiq.
te lutem interesohu se familjes do i fshehin te verteten per masat e siguris brenda kantierit. te lutem anonim.
Na nxoren jasht stadiumit kur ndodhi fatkeqesia dhe u pezullua puna doktor.
Per me teper informacion mund tju japin te spitali i traumes
Dhe deri me tani e mbajn te fsheht lajmin
Por te lutem anonim pasi jam punonjes aty

Ngjarja ka ndodhur ne oren 13:00,viktima ishte me origjin nga Puka u degjua, por nuk kam informacion me teper per arsye sepse na nxoren nga stadiumi te gjithve me detyrim.dhe nuk esht i vetmi rast. Por sot ndodhi fatkeqesia qe vdiq babai i dy femijve na nxoren nga stadiumi me detyrim per te fshehur ngjarjen e rend dhe masat e siguris qe nuk ishin ne masen e duhur.

 J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet humb jetën puntori humb jetën puntori

Sondazh

Poll