“Më fiksoi që në shkollë, ngacmonte edhe…”/ Flet 15-vjeçarja që u abuzua nga roja dhe tre rinjtë, tregon detaje nga
30 Maj 2020, 18:07Nga DOSJA
TIRANË– Adoleshentja, e cila është abuzuar seksualisht nga roja e shkollës ku studionte dhe nga tre djemt të tjerë,dy prej tyre minorenë ka rrëfyer detaje nga ngjarja.
Në prani të psikologes, e mitura mësohet të ketë rrëfyer se roja e shkollës e kishte fiksuar që në kohën që ajo shkonte në atë insitucion. Ajo tregon ndër të tjera, se 65-vjeçari ka ngacmuar edhe vajza të tjera në shkollë.
“Më ka fiksuar që kur isha në shkollë. Më ngacmonte edhe atëherë. Ai ngacmonte edhe vajza të tjera në shkollë,”– mësohet të ketë thënë vajza.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një shtëpi, në zonën enjohur si ‘Bregu i Lumit’ në Tiranë. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, 65-vjeçari është vënë në pranga dhe akuzohet për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, ”Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 deri në 18 vjeç”, “Shtytja e të miturëve në krim” dhe “Vepra të turpshme”.
Ai mësohet se ka kryer marrëdhënie me të miturën, e ka filmuar dhe me anë të pamjeve e kërcënonte që nëse nuk kryente sërish marrëdhënie me të do t’ja publikonte ose do të shkruante nëpër mure se ajo ishte ku*vë. E gjendur nën presion, 15-vjeçarja është bindur.
Më pas pamjet kanë përfunduar edhe në duart e tre të rinjve, të cilët gjithashtu kanë kryer marrëdhënie me vajzën nën presion. K.P., 20 vjeç, R.O., 16 vjeç dhe F. B., 15 vjeç, gjithashtu janë vënë në pranga dhe akuzohen për të njëjtat vepra penale si 65-vjeçari.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ervin Karanxha, prokurori që kundërshtoi vendimin e drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili, për izolimin e grupuit të Avdylajve, ka ar...
TIRANË– Moderatorja shqiptare Luana Vjollca ka marrë një vendim drastik dhe ka denoncuar për përndjekje një 28-vjeçar. Mësohet se bukruoshja e shoëb...
PEQIN– Besmir Hakballa, 31-vjeçari që u pplagos një ditë më parë në Peqin ka treguar rrethanat e ngjajres.Në një prononcim për Dosja.al, Hakballa deklaro...
VLORË– Një punëtor ndërtimi, 17 vjeç, i identifikuar si Jaup B., ka humbur jetën pasditen e sotme. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në qytetin e Vlor...
TIRANË- Mjeku Gëzim Xhepa ka reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë, për të zgjatur izolimin për shkak të COVID-19. Në një reagim në rrjetet sociale, Xhe...
FIER– Alfred Davidhi, drejtuesi i Grup-seksionit të Partisë Demokratike në Topojë të Fierit është vënë në pranga ditën e sotme. Lajmi është bërë i ditur më nga ...
TIRANË– Novela e Cajupit “14 – vjec dhëndërr” e botuar 118 vjet më parë, frymëzoi Dhimitër Anagnostin në 1987 të bënte një komedi brilante që e quajti “Për...
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka bërë një status në rrjetet sociale në lidhje me situatën e ‘ngushtë’, në të cilën ndodhen ‘mbarështuesit te narkokult...