Aktualitet

Tre hite të fictionit shqiptar/ Marigoja, shtatzënia e Griseldës së Roshit dhe nëna e 15-vjeçarit të dhunuar, historitë

30 Maj 2020, 15:42 Nga DOSJA
Tre hite të fictionit shqiptar/ Marigoja, shtatzënia e Griseldës

TIRANË– Novela e Cajupit “14 – vjec dhëndërr” e botuar 118 vjet më parë, frymëzoi Dhimitër Anagnostin në 1987 të bënte një komedi brilante që e quajti “Përrallë nga e Kaluara”. Më vonë shumë të tjerë u frymëzuan nga komedia, por nuk ishin regjisorë, kryesisht ishin politikanë.

Sajesa e shtatzënisë, është një nga pikat kulmore të komedisë, që mbahet mend me këtë skenë të paharrueshme.

Të paharrueshme vecanërisht për Erjon Veliajn që e riprodhoi në variant politik, kur u shkruajti ambasadave për shtatzaninë e dështuar të Griseldës, 24 vjet pas komedisë. Në letrën e Veliajt ishte përshkruar me detaje një ngjarje që nuk kishte ndodhur kurrë, duke e reshtuar në atë kohë, në radhën shkrimtarëve më të shquar të thrillerit bashkëkohor. Tragjedia dhe komedia u ndërthurën aq bukur, sa po të mos ishte për ddëshminë e Griseldës në polici, ende do përjetohej si një nga kryeveprat e letërsisë shqipe.

Nuk ishte më keq kjo e Ardi Veliut. Që me sinqeritet dhe pasion, u shpjegoi deputetëve se si policët, duke njohur që në sy rrezikun që vinte nga një minoren më biografi të keqe, e neutralizuan me mjete rrethanore. Por edhe Komedia- dramë e Veliut, e interpretuar modestisht, dështoi pasi doli që videoja ekskluzive ishte vetëm një skenë filmi dhe nëna-kriminele, ishte në fakt një aktore me të shkuar mediatike, që aspironte madje të luftonte krimin.

Këto tre hite te fictionit shqiptar, një artistik dhe dy politikë, gjithsesi mbeten në garë me njëri-tjetrin. Nuk duhet nëvlerësuar asnjëherë ç’mund të sjellë e ardhmja.

Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 14 vjec dhender elvis roshi erion veliaj griselda roshi 14 vjec dhender elvis roshi erion veliaj griselda roshi

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Maj 2020, 14:23

TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë në Tiranë, ku katër persona u arrestuan nga policia, pasi kishin kryer marrëdhënie seksua...